Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij presidenti helaq

Foto: Qeveria e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se qeveria në krye me të nuk i nënshtrohet presidentit Hashim Thaçi.

Kurti përmes Facebookut, thotë se regjimi i vjetër po refuzon të kuptojë që koha e tyre ka mbaruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, shkruan Kurti në Facebook.

“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, thotë Kurti.

Këto deklarata të Kurtit, vijnë pas përplasjeve e akuzave të shumta mes presidentit dhe qeverisë.