Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Moti / KOHA

Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot në Kosovë.

Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herëpashershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, njofton IHMK-ja.