Arbëri

Qeveria zotohet për trajtimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë Asociacionin

Qeveria zotohet për trajtimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë Asociacionin

Qeveria në detyrë ka marrë përsipër zbatimin e të gjitha zotimeve të cilat ndërlidhen me marrëveshjet që derivojnë nga dialogu i Brukselit. Kjo është evidentuar në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) 2020-2024, i cili është miratuar javën e kaluar në ekzekutiv. Pjesë e obligimeve të MSA-së gjithashtu është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, respektimi i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimi efektiv me misionin e Politikës të Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Aty përmendet edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, mekanizëm ky kundër të cilit ka qenë në vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje. Por, nuk saktësohet rruga që do të ndiqet dhe veprimet që mund të ndërmerren, raporton KOHA.