Arbëri

Kurti bisedë telefonike me Zaevin, flasin për Covid-19 dhe dialogun

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zhvilluan sot bisedë telefonike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se ata diskutuan për menaxhimin me COVID-19 në të dy vendet.

“Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, Zaev i ofroi Kurtit gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ai tha se ka respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ashtu sikurse kanë edhe qëllim të përbashkët anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe bashkëpunimi dhe koordinimi janë të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se aty u diskutua edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kurti dhe Zaev u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe një marrëveshje të qëndrueshme si për palët e përfshira në të ashtu edhe për rajonin”, thuhet në komunikatë.