Arbëri

Vendimi i paralajmëruar i Kushtetueses i shkon për shtati Veselit, thotë Aliu

Vendimi i paralajmëruar i Kushtetueses i shkon për shtati Veselit, thotë Aliu
Foto: Koha / Arkiv / Driton Paçarada

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, vlerëson se vendimi i paralajmëruar nga Gjykata Kushtetuese rreth mandatarit, do t’i përshtatej kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Aliu përmes Facebook-ut thotë se Veseli dëshiron që GJK-ja ta godasë presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje, kësisoj, t’i hapet rruga që ai të bëhet kryeministër.