Arbëri

Serwer për shkëmbimin e territoreve: Ka shumë tym, duhet të ketë pak zjarr

Serwer për shkëmbimin e territoreve: Ka shumë tym, duhet të ketë pak zjarr

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se do të ketë presion të madh që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet deri në muajin shtator.

Duke folur për “kossev.info”, Serwer ka theksuar se në marrëveshje mund të përfshihet ndonjë mënyrë e shkëmbimit të territoreve dhe popujve, që sipas tij do të jetë gabim i madh.