Arbëri

LVV, PDK e AAK në parafushatë

LVV, PDK e AAK në parafushatë
Foto: Koha / ilustrim

I kanë “ndezur motorët” liderët e partive kryesore në vend. Ata u janë kthyer aktiviteteve në terren, në intensitetin që janë parë rëndom para fushatës elektorale për zgjedhje në nivel nacional, përveç LDK-së që pret ta marrë Qeverinë pa iu nënshtruar garës.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe lider i LVV-së, parti më e madhe në vend, të mërkurën ka vizituar Mitrovicën dhe Podujevën. Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, subjekt politik më i madhi në opozitë, këtë ditë e ka pasur pushim, por ka qenë më aktivi në dhjetë ditët e fundit. Ramush Haradinaj, i cili e drejton AAK-në, të mërkurën është ndalur në Malishevë, në kuadër të turit të vizitave të degëve të partisë, gjithandej Kosovës, shkruan KOHA.