Arbëri

Qeveria ndan 3.5 milionë euro për Trepçën

Qeveria ndan 3.5 milionë euro për Trepçën
 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë subvencion prej 3.5 milionë euro për Trepçën, në mënyrë që kjo e fundit t’i paguajë obligimet dhe pagat e punëtorëve, ndërsa po i bënë përgatitjet që terminali doganor i cili ka qenë në pronësi të Trepçës nga 2002 deri 2013, t’i kthehet sërish asaj dhe të sigurojë të hyra për ndërmarrjen.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë vizitës së tij menaxhmentit dhe Bordit të Trepçës sot në Mitrovicë.