Arbëri

Kthehet në punë shefi i Burgut të Dyzit, i suspenduar për pjesëmarrje në ahengun ku u shkrepën 50 plumba

 

Shkelje të lehtë e ka vlerësuar Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë pjesëmarrjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, në një aheng, gjatë kohës së pandemisë. Buleshkaj është kthyer në punë katër javë pas shqiptimit të masës së suspendimit ndaj tij.

Në ahengun që u organizua gati një muaj më parë dhe kur në fuqi ishin masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, ai ishte shoqëruar nga familjarë politikanësh e persona të dënuar. Në këtë aheng ishin parë edhe dy zyrtarë policorë, të cilët po ashtu janë suspenduar.