Arbëri

Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të "Punimeve përgatitore”

Bazimi i Kushtetueses në dokumente “jozyrtare” do të ishte anim, thonë ekspertë të

Gjykata Kushtetuese mes tjerash do të ketë objekt shqyrtimi nenin 95, pika 5 të Kushtetutës, me rastin e shqyrtimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e Qeverisë.

GJK-ja ka kërkuar edhe dokumentet, të quajtura "Punime përgatitore” për shkrimin e Kushtetutës para më shumë se 10 vjet, të cilat synon t'i ketë udhërrëfyes në këtë rast, por ekspertë që kanë punuar në to, thonë se bazimi në këto dokumente jozyrtare dhe që nuk dihet nëse janë autentike do të ishte “anim për njërën palë”.