Arbëri

Bajrami nuk do t’i tërheqë njerëzit e kolegjeve nga Bordi i UP-së

Bajrami nuk do t’i tërheqë njerëzit e kolegjeve nga Bordi i UP-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, nuk e ka ndërmend që ta anulojë vendimin e saj për emërimin e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, përkundër kërkesës së shoqërisë civile dhe organizatave studentore. Ky institucion nuk e konsideron problematike që 2 nga 3 të emëruarit punojnë në kolegje private. Sipas një përgjigjeje të MASHTI-t për KOHËN, përzgjedhja e tyre është bërë duke respektuar procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Ministrja Bajrami të mërkurën ka shkarkuar 3 anëtarët e Këshillit, Ujkan Bajrën, Fadil Osmanin dhe Drita Shoshin, me arsyetimin se Këshilli ka dështuar t’i kryejë detyrat e tij. Në vend të tyre ka emëruar Mentor Gecin, Fisnik Reçicën e Muharrem Bajramin. Dy të parët punojnë në kolegje private, raporton KOHA.