Arbëri

Gashi dorëzon në Prokurorinë Speciale kërkesën për hetimin e vdekjes së Makollit

Gashi dorëzon në Prokurorinë Speciale kërkesën për hetimin e vdekjes së Makollit
 

Avokati Tomë Gashi ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kërkesën për hetimin e vdekjes së Naser Makollit, i cili kishte qëndruar në një qeli me aktivistin e Vetëvendosjes, po ashtu të vdekur, Astrit Deharin.

“Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është vrarë në burg. Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017”, shkruan Gashi në Facebook.