Arbëri

Beqaj: Shkuarja në zgjedhje është legjitime

Beqaj: Shkuarja në zgjedhje është legjitime
Foto: KOHA

Për analistin politik Belul Beqaj, mbajtja e zgjedhjeve është mënyra e vetme legjitime. Kjo, sepse, siç ka thënë ai në një prononcim për KOHËN, një qeveri e formuar pa partinë fituese, “devijon” vullnetin e qytetarëve.

“Shkuarja në zgjedhje të parakohshme është legjitime ngase deputetët e Parlamentit, veçmas të LDK-së, me votimin e mocionit kundër qeverisë e kanë devijuar vullnetin politik të shumicës së qytetarëve që kanë votuar për ndryshime”, tha Beqaj.