Arbëri

“Prova” për protestë në kohë pandemie nëse vendi nuk shkon në zgjedhje

Foto: KOHA
 

Me Kosovën në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe drojën për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit, një “provë" për protestë, duke respektuar rregullat e distancës fizike, është mbajtur të martën.

Kjo provë me 500 veta, videot e së cilës janë shpërndarë në grupin #meKryeministrin në Facebook, është pasuar nga paralajmërimet për një “provë” edhe më të madhe, me 1.500 veta.