Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimi i naftës dhe benzinës në rënie, por ushqimet dhe produktet mjekësorë shtrenjtohen

Foto: Koha / Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2020, ku jep detaje për ndryshimin e çmimeve të produkteve.

Sipas kësaj agjencie, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin prill 2020.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky inflacion kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të produkteve si: perimet (-1.0%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-9.5%); si dhe rënia e çmimeve të naftës dhe benzinës.

Ndërsa më muajin prill krahasuar me muajin mars të këtij viti, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, produktet të cilat kanë pasur rënie të çmimit janë: bukët dhe drithërat (0.4%); mishi (0.3%); qumështi, djathi dhe vezët (1.8%); pemët (6.5%); uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (0.7%); pijet alkoolike (1.0%); produktet mjekësore, dhe aparaturat dhe pajisjet (1.4%),

Ndërkaq, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3%, sipas kësaj agjencie.