Arbëri

Të hënën, 11 raste me koronavirus në Kosovë, dy të shëruar

Të hënën, 11 raste me koronavirus në Kosovë, dy të shëruar

Njëmbëdhjetë raste janë konfirmuar sot me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi.

Siç njoftohet, sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.