Arbëri

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve nuk do të jetë në rend dite në dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve nuk do të jetë në rend dite në dialogun Kosovë-Serbi

Në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Bashkimi Evropian duhet të shkojë "dorë për dore" me Shtetet e Bashkuara, tha përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, ai deklaroi se kriza e shkaktuar nga koronavirusi tregoi se BE duhet të jetë "më e shpejtë dhe më e dukshme" në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është në rendin e ditës.