Arbëri

Qeveria miraton kredi në vlerë 48 milionë dollarë për “Projektin emergjent Covid-19 për Kosovën”

Qeveria miraton kredi në vlerë 48 milionë dollarë për “Projektin emergjent Covid-19 për Kosovën”

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka miratuar nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe Bankës Botërore, e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Projekti emergjent COVID-19 për Kosovën”.

Siç njofton kumtesa nga kryeministria, sipas kësaj marrëveshjeje, Asociacioni pajtohet që t’i japë Republikës së Kosovës një kredi, e cila konsiderohet si financim koncesionar në vlerë prej 48 milionë dollarë.