Arbëri

EPIK: Kosova, vend me demokracinë më të dobët në rajon

Foto: Koha / ilustrim
 

Instituti EPIK ka komentuar vlerësimin që dje bëri Freedom House edhe për Kosovën, e kur ka folur për demokracinë, thotë se është vendi me demokracinë më të dobët në rajon.

“Dje, Freedom House publikoj raportin e radhës: “Vendet në Tranzicion 2020”. Raporti bënë rangimin e 29 vendeve mbi kriteret në vijim: qeverisja demokratike, procesi zgjedhor, shoqëria civile, liria e mediave, korrupsioni, korniza ligjore dhe pavarësia gjyqësore”, thotë EPIK.