Raportuesi i Asamblesë Parlamentare Këshillit të Evropës (APKE), Peter Beyer, nga Kosova ka kërkuar përgjegjësi politike e sundim të ligjit.
Ai shtoi se mbështetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë vijon të jetë e fuqishme në këto kohë të vështira. Beyer, sa herë ka përmendur Kosovën ka shtuar edhe fusnotën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Populli i Kosovës është goditur rëndë nga kriza aktuale e koronavirusit, siç janë goditur shumë vende të tjera në botë. Dhembshuria ime është veçanërisht për ata që janë ndikuar direkt nga kriza: në aspekt shëndetësor, në atë ekonomik, dhe me vendet e goditura më së shumti nga përhapja e sëmundjes. I mirëpres, në këtë kuptim, shembujt pozitivë më të fundit të bashkëpunimit pozitiv ndërmjet komuniteteve dhe të koordinimit ndërkufitar dhe solidaritetit në mes të udhëheqësve profesionist mjekësore e zyrtarë, përtej ndasive etnike e politike”, ka thënë Beyer, përcjell KOHA.
Sidoqoftë, Bayer ka kujtuar se vetë Kosova është midis një krize politike e kushtetuese që kur qeveria e zgjedhur humbi ndaj votimit të mocionit të votëbesimit në fund të marsit, pikërisht kur po shpalosej kriza e COVID-19.
Aty theksohet se presidenti i Kosovës me dekret shpalli formimin e qeverisë së koalicionit të ri, pa zgjedhje të reja, por ky dekret është sfiduar nga kryeministri i qeverisë në detyrë në Gjykatë Kushtetuese, nga e cila më 1 maj u pezullua dekreti deri më 29 maj.
“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, ka thënë Beyer.
“I nxis fuqishëm të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike në Kosovë, e edhe në gjyqësor, që të veprojnë ekskluzivisht në interesin e qytetarëve të tyre dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. I besoj çdokujt në Prishtinë që udhëzohet përmes sundimit të ligjit dhe siguron proporcionalitet në raport me të gjitha masat e nevojshme për përballjen e pandemisë aktuale dhe krizës politike, gjithmonë në pajtim me sigurimin e standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e sistemit ligjor vendor”, ka përfunduar Beyer.