Arbëri

Pacolli reagon ndaj Sveçlës: Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin që nga 1989-a

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklarime të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se nëse ai do të merrte pjesë të shtunën në seancën e paraparë të Kuvendit, ndaj tij do të merreshin masa.

Në një reagim në Twitter, Pacolli ka thënë se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur ishte suprimuar dhunshëm.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka kërcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitte