22 persona janë shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja pozitive.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë testuar 243 mostra. Kjo është dita e katërt rresht që ka më shumë të shëruar se raste të reja pozitive me koronavirus.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren) dhe nga 1 rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.
Deri tash në Kosovë janë testuar 7423 mostra. Me shtatë raste të reja, numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 806. Numri i të shëruarve arrin në 271 ndërsa 22 persona kanë vdekur.