Arbëri

Skenari për ta votuar Qeverinë e re kur Kushtetuesja nuk punon

Skenari për ta votuar Qeverinë e re kur Kushtetuesja nuk punon

Një përpjekje për të dekretuar mandatarin dhe votuar Qeverinë e re gjatë ditëve të pushimit, kur Gjykata Kushtetuese nuk punon, është opsioni që partnerët e ri politikë, presidenti Hashim Thaçi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mund ta vënë në jetë, për të imponuar një realitet të ri politik para se Lëvizja Vetëvendosje të mund ta dërgojë çështjen në Kushtetuese.

Kështu ka thënë një burim i mirë informuar, duke shpjeguar se kjo do të mundësonte votimin e kabinetit të Avdullah Hotit para se Gjykata Kushtetuese të mund të vendosë për pezullim të procesit deri në vendimin e vet final. Kështu, tha burimi, vullneti i Kuvendit për Qeveri të re do të formalizohej me votë, gjë që nënkupton se Qeveria Hoti do të ishte legjitime, së paku deri në vendimin e Kushtetueses, gjë që mund të marrë me javë, ndoshta edhe më shumë, shkruan KOHA.