Në Klinikën Infektive në Shqipëri janë të shtruar edhe 3 ushtarë të KFOR-it, të importuar nga Kosova në Shqipëri.
Këtë e tha sot doktoresha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha se “në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara me Covid-19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova”.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.
Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.