Arbëri

Kosova pa fusnotë në letrën e Von Der Leyenit dërguar Kurtit

Në letrën zyrtare të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyenit, dërguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Kosova është shkruar pa fusnotë.

Letra, e datës 23 prill, është publikuar nga Qeveria të hënën.

Përmes saj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur për pandeminë COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova. 

Një letër e ngjashme, pa fusnotë, kishte ardhur ne adresë të Qeverisë edhe më herët, nga Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Fusnota i vihet emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e vendit në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

{gallery}