Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pyetur se pse deri tash nuk është bërë publike shkresa përmes së cilës presidenti Hashim Thaçi, i ka kërkuar LDK-së mandatarin për kryeministër.
Sipas saj, letrat që Thaçi ia dërgonte kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, më herët dilnin në media sesa dërgoheshin në zyrat e VV-së.
“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona. Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, presidenti është i vetëdijshëm për arbitraritetin dhe shkeljet e Kushtetutës.
“Meqë Presidenti është kaq i sigurt për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së. Padyshim që ata janë të vetëdijshëm për arbitraritetin e tyre dhe se kjo është shkelje e Kushtetutës me paramendim”, ka shkruar ajo.
-
Thaçi kërkon t’i dërgohet emri i kandidatit për kryeministër, LDK-ja kërkon edhe pak kohë
-
Haxhiu për mospublikimin e letrës për mandatarin: Presidenti është përfshirë në proces klandestin
-
Me mospublikimin e letrës për mandatar, Thaçi po pengon që çështja të shkojë në Kushtetuese
-
Dekreti i presidentit mund të sfidohet ditën që mandatohet njëra prej partive jofituese
-
Thaçi ia kërkon sërish Kurtit mandatarin, VV-ja nuk do t’ia dërgojë