Arbëri

OEAK: Çrregullimet e shkaktuara nga pandemia krijojnë edhe mundësi për prodhuesit

OEAK: Çrregullimet e shkaktuara nga pandemia krijojnë edhe mundësi për prodhuesit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se sfidat në të bërit biznes të cilat janë paraqitur nga pandemia COVID-19 dhe çrregullimet në zinxhirë ndërkombëtarë të furnizimeve po krijojnë mundësi për zhvillimin e disa industrive në Kosovë sidomos sektorin e prodhimit.

OEAK thotë se në këto kohë pasigurie kur niveli i konsumit është më i lartë, roli i prodhuesve të cilët tani kanë ndikimin më të madh në ekonominë e shtetit po shihet si gjithnjë e më i rëndësishëm.