Arbëri

Posta e Kosovës nga sot me numër të rritur të zyrave postare dhe orar të zgjatur të punës

Descriptive Text

Posta e Kosovës njofton qytetarët se nga sot ka rritur numrin e zyrave postare si dhe ka zgjatur orarin e punës të zyrave kujdestare deri në ora 22:30.

Posta është e hapur çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave në 7 regjionet e Republikës së Kosovës me 93 zyra postare aktive, prej tyre 11 punojnë nga ora 08:00 -22:30, duke ofruar shërbime në përshtatje të vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë tyre.

Qytetarët në këto zyra mund të bëjnë pagesën e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blejnë mbushje të Valës, të paguajnë Kujtesën dhe të kryejnë shërbime postare e të tjera.