Arbëri

Weber: Koordinim i ngushtë Grenell-Thaçi për negociatat që s’shpijnë askund

 

Sinjal për koordinim të ngushtë midis Grenellit dhe Thaçit dhe paralajmërim që LDK-së do t’i jepet mandati për Qeveri, i vlerëson analisti Bodo Weber postimet në Twitter, të dielën, të të dërguarit të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe të parit të vendit. Weber në një prononcim për KOHËN megjithatë ka shprehur dyshime për konkretizimin e ndonjë marrëveshjeje nga negociatat Grenell-Thaçi-Vuçiq.

I pari kishte qenë presidentit Thaçi, i cili përmes një postimi në Twitter deklaroi se këtë javë do të ndërmarrë hapa konkret për formimin e një Qeverie të re. Ai po ashtu ka shtuar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.