Me kritika janë pritur njëmijë testet për koronavirus të ardhura si donacion nga Serbia në Kosovë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia për Covid-19. Ai thotë se “edhe sikur t’ia ngjallnin vëllezërit, nuk do ia pranonte atë ndihmë të Serbisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ia kisha pranuar ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se qeveria në detyrë e ka kthyer Kosovën në lypsare të Serbisë.
“Shihni se si ndryshohen por edhe ruhen idealet me sukses. Prej bashkimit me Shqipërinë e kthyen Kosovën në lypsar të Serbisë. Thanë mungesës sonë me teste, Serbia iu përgjigj pozitivisht - pranuam 1000 teste për COVID-19, donacione serbe. E tmerrshme dhe e dhimbshme çfarë nënçmimi ia bënë Kosovës”, shkruan Kadrijaj.
“A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë aranzhim nënshtrues, përfshirë ata që dështuan në furnizime paraprake dhe sigurimin e këtyre testeve qoftë me blerje apo donacione nga shtete që e njohin Kosovën. A pyetët në Shqipëri paraprakisht, apo drejt e në Serbi?!”, pyet Kadrijaj.
Ajo thotë se këto teste fillimisht duhet të testohen tek disa deputetë e ministra të VV-së.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, i është drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e quajtur argat në detyrë të Serbisë.
“Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë!”, shkruan ndër tjera Gashi.
Gashi gjithashtu thotë se “Kur u themelua Ushtria e Kosovës mohove që vendi ynë ka ushtri. Tash e 20 vjet në liri nuk i vizitove pikat kufitare me Serbinë”.
Ndërsa mbrëmë, ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, në Interaktiv të KTV-së thotë se këtë donacion e kanë marrë si një ndihmë e cila po bëhet në shumë vende të botës.
“Të mërkurën kam pasur një videokonferencë me homologun nga Serbia, që është organizuar nga ambasada amerikane dhe KFOR-i. E kam pas biseda edhe me atë nga Shqipëria edhe me atë të Maqedonisë Veriore. Ndër të tjera i kam shpreh gatishmërinë që ne do të punojmë që secilin qytetar ta testojmë pa marr parasysh se çfarë etnie ka. Interesimi i tyre ka qenë nëse mund të na ndihmojnë dhe një ofrim i një ndihme të tillë e kam marr si shenjë të mirë që të testohet të gjithë qytetarët dhe ato s’do të jenë vetëm për testimin e qytetarëve serbë. Këtu ndihmesë ka dhënë edhe ministri Jevtiq, i cili ka dhënë ndihmën e tij. Ne kemi quar edhe materiale ndihmëse edhe të tjera në komunat serbe”, tha Vitia.