Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Për herë të katërt me radhë, Thaçi ia ka kërkuar Kurtit emrin e mandatarit për kryeministër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi i thotë Kurtit se në letrat e kthyera, “ju nuk e keni propozuar kandidatin/en për kryeministër”.
“Më lejoni t’ua theksoj se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i thotë Thaçi Kurtit në letrën e siguruar nga KOHA.
LEXO EDHE: Kurti i shkruan letër Thaçit: Zgjedhje pas pandemisë, mos përdorni standard të dyfishtë
Prandaj, i shkruan Thaçi, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”.
Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sinjale se mund ta tejkalojë Vetëvendosjen për çështjen e mandatarit për kryeministër.
