Arbëri

Vendi ku mund të bëni blerje të sigurt!

Ka mbi një muaj që kur në Kosovë, janë paraqitur rastet e para me COVID-19.

Ky virus infektues, ka bërë që qytetarët të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë nevojë të furnizohen me gjëra esenciale.

Por mbi te gjitha blerjet për produkte ushqimore e higjenike duhet të kryhen në vende të sigurta, në markete ku stafi është i mbrojtur dhe ofrohet siguria maksimale për konsumatorin.

Këtë siguri në blerje ju mund ta gjeni në dyqanet e Meridian Express.

Por pse ju duhet të blini në këtë rrjet të marketeve?

Meridian Express është duke investuar vazhdimisht në implementimin e rekomandimeve të propozuara nga autoritetet shtetërore si dhe është duke u kujdesur që stafi respekton të gjitha rregullat për mbrojtje nga COVID 19. Gjithashtu, Meridian është duke bashkëpunuar ngushtë me furnitorët në mënyrë që të përmbushen të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Ofertat për produktet esenciale vazhdojnë të jenë aktive në dyqanet e Meridian Express, me çmime shumë korrekte dhe oferta shumë të mira.

Meridian Kitchen përmes shërbimit ‘delivery’ ju sjell në shtëpi ushqimet e shëndetshme e me plot shije nga kuzhina e saj. Krejt çka duhet është të telefononi në numër 048-100-020 nga ora 10:00 deri në ora 20:00. Puna dhe përgatitja e bukëve dhe ushqimit në Meridian Kitchen dhe Buka Bakery bëhet sipas standardeve të HACCAP dhe SERVE SAFE.

I gjithë stafi në Meridian Express është i pajisur me të gjitha materialet personale mbrojtëse sipas udhëzimeve nga institucionet e vendit.

Përveç kësaj gjitha marketet janë të pajisura me dezinfektues për duar si dhe dezinfektues për hapësira të punës dhe paisjeve. Gjithashtu stafi janë të udhëzuar për mënyrën dhe kohën e dezinfektimit të hapësirave të brendshme të punës dhe hapësirave të kontaktit nga konsumatorët si dhe janë duke vepruar në kohë dhe me shumë përkujdesshmëri.

Puna gjatë kësaj kohe në të gjitha marketet e Meridian Express është nga ora 07:00 deri në 22:30.

Gjithmonë pranë jush, Meridian Express n’derë t’shtëpisë!

* Artikull i sponsorizuar nga Meridian Express