Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka kërkuar sërish që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim të lirimit të përkohshëm apo amnistisë së të burgosurve në kohën e pandemisë COVID-19.
QKRMT i është drejtuar Komisionit për Legjislacion si dhe shefave të grupeve parlamentare me propozimin për inicimin e ndryshimeve ligjore në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të mundësohet lirimi i përkohshëm apo amnistia për të dënuarit në kohën e pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Legjislacioni aktual që rregullon këtë kornizë në Kosovë nuk ofron ndonjë mundësi për veprime të tilla, si zgjidhje e vetme mbetet mundësia që përmes nismës për ndryshime ligjore të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale apo me akt të veçantë (Ligj për Amnisti etj.) të adresohet kjo çështje në mënyrë që një numër i të dënuarve të mund të përfitojnë dhe kështu të adresohet kjo problematikë edhe në institucionet korrektuese në Kosovë në kushtet e pandemisë”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë, QKRMT i ka propozuar edhe Ministrisë së Drejtësisë një nismë të tillë. Po ashtu QKRMT ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor dhe Gjykatat Themelore, aplikimin e masave alternative në vend të paraburgimit, me qëllim të zvogëlimit të numrit të paraburgosurve.