Arbëri

Tahiri: Sveçla që s’guxoi të pengojë ndërhyrjen e Serbisë në veri po menaxhon me lirinë e deputetëve

Foto: Alban Bujari / KD
Foto: Koha / Arkiv
 

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të MBPAP-së, Xhelal Sveçla, që deputetët e Kuvendit të kërkojnë leje të veçantë për të shkuar në seancë.

Sipas Tahirit, Sveçla “është një frikacak i cili nuk guxoi të pengojë ndërhyrjen e Serbisë në veri të vendit, por guxon të veprojë për lirinë e deputetëve”.