Arbëri

Dy pacientë me koronavirus mbesin në gjendje kritike

Dy pacientë me koronavirus mbesin në gjendje kritike

Pesë persona të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy persona mbesin në gjendje kritike dhe janë në ventilim mekanik. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të premten në mëngjes.

Sipas zëdhënësit Faik Hoti, në Klinikën Infektive, sot janë të hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 me Covid-19. Klinika është në pritje të rezultateve edhe për katër raste, ka bërë të ditur ai.