Arbëri

Gjukanoviqi përgëzon Tuzin për masat e ndërmarra kundër COVID-19

 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të enjten zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, në të cilin biseduan për situatën aktuale në Malësi, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjukanoviqi vuri në dukje se situata në komunën e Tuzit është e qëndrueshme dhe se masat e marra nga institucionet përkatëse shëndetësore dhe organet shtetërore në periudhën e kaluar ishin të duhura dhe të justifikueshme.