Arbëri

Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur

Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur

Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin.

Përmes një letre të hapur të 9 prillit, e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë të ditur për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në Këshillin Evropian që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave, transmeton KOHA.