Arbëri

Shkon në 5 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Descriptive Text

Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën mbrëma, duke e ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të të vdekurve, është bërë e ditur nga Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në njoftimin e IKSHPK-së shkruan për pesë rastet e vdekjes, “të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”.

Burime të KOHËS kanë bërë të ditur se viktima e pestë ishte dërguar nga emergjenca në Infektivë në një gjendje të rëndë dhe kishte pasur sëmundje shoqëruese.

“Ka qenë pa vetëdije. Ka vdekur rreth orës 20:00”, ka thënë ky burim.