Arbëri

Lajçak do të punojë me të gjithë “partnerët” e nevojshëm për rifillimin e dialogut

Lajçak do të punojë me të gjithë “partnerët” e nevojshëm për rifillimin e dialogut

Përderisa në Kosovë vazhdojnë reagimet lidhur me emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialog në Bruksel, thonë se ai tashmë ka nisur punën dhe do të kontaktojë “partnerët” në mënyrë që sa më parë të rifillojë dialogu.

Për shkak të rrethanave, por edhe duket se kështu ka vendosur vetë Lajçak, mediat nuk do ta kenë të lehtë të marrin reagimet e tij për komentet që bëhen rreth angazhimit të tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KOHA.