Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se foshnja 5-muajshe, e prekur me koronavirus, është liruar për shërim të mëtejmë në shtëpi.
Përmes një postimi në facebok, Kastrati tha se lajmin ia ka dhënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Nga IKSHPK u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është e mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi”, ka thënë Kastrati, raporton KOHA.
Ai shtoi se prindërit me foshnjën, dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por tha se është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile.
Artikuj të ngjashëm
-
Shërohet nga COVID-19 kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati
-
Kastrati: Tre qytetarë të Kamenicës sot janë shëruar plotësisht nga koronavirusi
-
22 familje në karantinë në Kamenicë, Kastrati thotë se Komuna po kujdeset për ta
-
Kastrati: 69 persona në Kamenicë janë identifikuar si kontakte të të infektuarve, grupi i dytë testohet nesër
-
Foshnja dhe nëna e tij të prekur me koronavirus, në gjendje të mirë shëndetësore