Kryeministri Kurti për reagimin e Rusisë: Reciprociteti buron nga koncepti i barazisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se nuk ka lexuar e as dëgjuar për reagimin e Moskës zyrtare në lidhje me reciprocitetin e vënë nga Kosova ndaj Serbisë.
Kurti nisi me masat e reciprocitetit si zëvendësim për tarifën 100 për qind të vendosur në dhjetor të 2018-s nga Qeveria Haradinaj, transmeton KOHA.