Me sistem të brishtë shëndetësor dhe stagnim të reformës shëndetësore Kosova ka gati një muaj që ka filluar luftën me pandeminë globale të njohur si COVID-19.
Mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e sistemit informativ shëndetësor, dhe mungesa e specialistëve të fushës së epidemiologjisë, kanë vënë në pah problemet ndër vite të sistemit shëndetësor në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se janë një sërë faktorësh të cilët ndikuan që sektori i shëndetësisë të jetë në këtë situatë në të cilën është sot, raporton KOHA.
E përkundër këtyre problemeve, që ndër vite përcollën sistemin shëndetësor, nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Haxhi Avdyli, tha se institucionet me masat e ndërmarra kanë arritur ta menaxhojnë situatën e krijuar.
Megjithatë, ata që merren me të drejtat e pacientëve konsiderojnë se me këtë sistem shëndetësor Kosova nuk do të mund të përballej me rritje të rasteve të të prekurve me COVID-19.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se janë duke e bërë të pamundurën për ta menaxhuar situatën, derisa shtuan se janë të vetëdijshëm për problemet.
Drejtoresha e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ditë më parë në emisionin “Desku” të KTV-së kishte thënë se sistemi shëndetësor në vend mbetet i brishtë dhe është në fazë të transicionit, ku kujdesi parësor ende nuk e ka formën e plotë të mjekësisë familjare.
Humolli kishte theksuar se në rastet kur paraqiten emergjenca të tilla dalin në pah më së shumti problemet dhe mangësitë e këtij sistemi shëndetësor.