Arbëri

Veseli në veri të Kosovës, takon banorët shqiptarë në Leposaviq e Zveçan

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka vizituar sot banorët shqiptarë të komunave të veriut, për të, siç thotë një komunikatë e kësaj partie, dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, “pas provokimeve të Serbisë me orë policore e karantinim dhe konfuzionit që u ka shkaktuar më pas Qeveria e Kosovës”.

Kreu i PDK-së ka takuar banorët e fshatrave Cerajë, Bistricë dhe Kushtovë të Komunës së Leposaviqit. Më pas, Veseli ka shkuar edhe në Komunën e Zveçanit ku ka takuar në Boletin, banorët shqiptarë të kësaj komune.