Arbëri

Lirohen 33 persona nga karantina në QS, testohen edhe 91

Lirohen 33 persona nga karantina në QS, testohen edhe 91

Ministria e Shëndetësisë përmes faqes zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se sot ka liruar 33 persona nga Qendra Studentore, derisa 91 persona të tjerë sot do të testohen për Covid-19.

“Gjatë ditës së premte, IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve me datën 19 mars 2020. Tridhjetë e pesë (35) prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19. Një person ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër (edhe pse ka rezultuar negativ në Covid-19) është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike. Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi, dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë”, thuhet në njoftim.