Arbëri

Kushtetuta s’parasheh afat kur Kurti duhet t’i përgjigjet Presidentit për mandatarin

Kushtetuta s’parasheh afat kur Kurti duhet t’i përgjigjet Presidentit për mandatarin

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka marrë vendim sot për formimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje. Këtë, Thaçi e bëri pasi takoi veç e veç të gjitha partitë politike parlamentare, me të cilat diskutoi rreth hapave tutje pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti më 25 mars, duke e rrëzuar me dy të tretat e deputetëve.

Përmes një letre zyrtare, Presidenti i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës, me kërkesën që t’i dërgohet emri i ri të cilin do ta mandatojë për kryeministër të ri të vendit.