Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka tërhequr nga misioni diplomatik Teuta Sahatqijën, konsulle e Përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi e MPJ-së e ka konfirmuar për KOHËN, Kreshnik Ahmeti, shefi i kabinetit të ministrit Konjufca.
Ahmeti ka thënë se ish-deputetja e LDK-së Teuta Sahatqija ka përfunduar misionin e saj diplomatik 4 vjeçar. Sahatqjiu, ishte emëruar konsulle në New York para 4 vjetëve, kur në pushtet ishte koalicioni PDK-LDK. Në mesin e konsujve që është kërkuar kthimi në Kosovë, është edhe djali i ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi, Rron Kryeziu.
LEXO EDHE: Konjufca propozon tërheqjen e Fatmire Musliut nga Frankfurti
MPJ-ja, dje ka kërkuar kthimin në Kosovë edhe të konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt, Fatmire Musliu, motrën e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
