Arbëri

Konjufca propozon tërheqjen e Fatmire Musliut nga Frankfurti

Konjufca propozon tërheqjen e Fatmire Musliut nga Frankfurti

Ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca i ka propozuar Thaçit tërheqjen e diplomates Fatmire Musliu, e cila është e njohur për skandalet e saj përgjatë rrugëtimit më shumë se tetë vjeçar nëpër misionet diplomatike. Musliut i ishte vazhduar mandati i tretë nga ish ministri Behgjet Pacolli, në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e MPJ-s të cilat obligojnë për rotacion në shërbimin e jashtëm. Fatmirja, që është motra e deputetes së PDK-s, Ganimete Musliu nuk ka asnjë ditë pune në MPJ. “KOHA” ka arritur të sigurojë një kopje të letrës që Konjufca ia ka dërguar presidentit, më 31 mars.

“Mbështetur në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 22 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr. 46/15 janar 2009), bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga Misioni nj. Fatmire Musliu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Republikën Federale të Gjermanisë”, shkruan në vendim.