Arbëri

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dalin pozitivë në Covid-19

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dalin pozitivë në Covid-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitivë vetëm dy zyrtarë korrektues.

“Të njëjtit janë liruar nga detyra për t’u vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në kumtesë.