Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyjnë 16 kamionë me mallra në Kosovë, 12 orë pas heqjes së taksës

Dymbëdhjetë orë pas largimit të taksës prej 100% për produktet serbe e boshnjake, në Kosovë kanë hyrë gjashtëmbëdhjetë kamiona me mallra. Tre prej tyre, gjatë së mërkurës kanë kaluar nëpër pikën kufitare në Merdare.

Sipas zyrtarëve doganorë të kësaj pike, të tre këta kamionë kanë sjellë lëndë të parë në Kosovë, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ora 12 e mesnatës së 31 marsit, me vendim të Qeverisë në detyrë, mallrat me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë liruar nga tarifa prej 100%.

Ndërkohë në orët e pasdites të së mërkurës, një maunë nga Serbia nuk është lejuar të futet në Kosovë.

“Një maunë me mallra nga Serbia është në procedurë kthimi, pasi nuk ka pasur certifikatë fitosanitare që kërkohet me vendimin e Qeverisë për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.