Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abbotti përgëzon MSH-në dhe institucionet tjera për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Britanik në Kosovë Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për situatën aktuale në Kosovë për sa i përket Korona virusit Covid-19.

Siç njofton kumtesa nga kjo ministri, ambasadori Abbott përgëzoi Ministrin Vitia për punën e bërë nga Ministria dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19 dhe shprehu mirënjohjen e tij për përfshirje në këto masa edhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Koronavirusin Covid-19 në Kosovë”, citohet Abbotti.

Ministri Arben Vitia e ka informuar Ambasadorin Abbott lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

“Gjithashtu, shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që në vazhdimësi Kosovës i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar si në rrafshin politik ashtu edhe në atë shëndetësor si dhe gatishmërinë për të shtuar angazhimet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës pa dallime”, thuhet në njoftim.